Shtatë jetë të humbura në 24 orë, sa ka shkuar numri i të infektuarve në Turqi

Mar 25, 2020 | 9:52
SHPËRNDAJE

thumbs_b_c_6ea023dac5978c418206463416fbb5a7

Turqia konfirmoi shtatë raste të reja të vdekjeve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 44, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, përmes një postimi në twitter njoftoi se gjithsej 3.952 teste të koronavirusit janë bërë në 24 orët e fundit ndaj personave të dyshuar se janë infektuar me virusin, ndërsa 343 kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar në 1.872 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

“Sa njerëz janë infektuar me virusin? Në 195 shtete, kjo pyetje bëhet çdo ditë. Megjithëse kemi humbje, nuk është vonë për Turqinë”, tha ai, duke theksuar se njëri prej pacientëve vuante nga një sëmundje kronike obstruktive pulmonare, ndërsa viktimat e tjera ishin të moshuar.

Përderisa shumica e viktimave të virusit nëpër botë janë të moshuarit, autoritetet shëndetësore druajnë se ata mund të jenë infektuar nga të rinjtë që mbartin virusin, por mund të mos kenë simptome.

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, pas paraqitjes së virusit në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, ai u shpërnda në të paktën 169 shtete dhe rajone.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë shtetet më të prekura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura