Shqiptarja që ndezi dritat festive të sheshit të Berlinit

Nov 30, 2015 | 8:18
SHPËRNDAJE

Në orën 16.45 kosovarja e ardhur si refugjate para një viti, e ka shtypur me krenari sustën para simbolit të qytetit të Berlinit, Portës së Brandenburgut.

xheneta-ok-587x373

Siç ishte paralajmëruar, pasditen e të dielës janë ndezur dritat festive në sheshin «Pariser Platz» të Berlinit. Sustën e gjelbër të komandës për ndezjen e dritave të bredhit të madh ka pasur nderin ta shtypë vajza 13 vjeçe nga Kosova, Xheneta, citon albinfo.ch gazetat gjermane.

capture-decran-2015-11-30-a-07.51.42-587x377

Pikërisht në orën 16.45 kosovarja e ardhur si refugjate para një viti, e ka bërë me krenari këtë veprim para simbolit të qytetit të Berlinit, Portës së Brandenburgut dhe me këtë është ndriçuar sheshi.

Xheneta ka ndezur dritat në praninë e kryetarit të qarkut, Christian Hanke dhe kryemenaxherit të kompanisë lekker, Michael Veit.

Vajza 13 vjeçare dhe familja e saj kishte ardhur para një viti nga Kosova dhe këtu qenë caktuar të banonin në një qendër të strehimit emergjent të CVJM. Nëna e saj do të dëshironte të punojë por nuk ka të drejtë për shkak të mungesës së dokumenteve ndërsa babai është i taumatizuar rëndë nga lufërat në ish Jugosllavi dhe në Afganistan, shkruan bz.de.

Përkundër gjendjes jo të mirë në të cilën jetonte vetë, Xheneta filloi menjëherë të ndihmojë të tjerët. Ajo e mësoi shpejt gjermanishtem dhe tani përkthen për familjet dhe fëmijët tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura