Shqiptarja që i shpëtoi sulmit në Barcelonë tregon për “Panorama”: Si na kaloi fugoni para, shpëtova për pak sekonda

Aug 18, 2017 | 19:32
SHPËRNDAJE

Sulmit terrorist që goditi dje Barcelonën, i ka shpëtuar për mrekulli edhe një grua shqiptare me fëmijën e saj vetëm 1 muajshe e gjysmë, ku fugoni i masakrës, siç tregon ajo për “Panorama”, u kaloi shumë pranë, fatmirësisht pa i lënduar.

romina ne fb

Romina Dervishi, ka ndare ne profilin e saj ne Facebook disa video nga Barcelona, ku shkruan: “Kur te don zoti te shpeton per 50 sekonda . Faleminderit zot”.

romina spanje

Sipas saj, nënë e bijë i kanë ndarë vetëm 50 sekonda nga vdekja.

Romina Dervishi ka qenë e pranishme me foshnjën e saj në “Las Ramblas” dhe në ato momente ka hyrë në një dyqan. Ajo falenderon Zotin që mundi të shpëtojë.

“Mos te kishim hyr ne dyqan kisha vdek me gjith gocen 1 muajshe”,- shkruan ajo.

Ne nje interviste me “Panorama”, ajo ka treguar:

A mund te na thoni dicka me shume lidhur me ate qe ndodhi dje, a ka shqiptare te tjere qe ju njihni qe kane rrezikuar ne vendin ku ndodhi sulmi? Mund te na thuash dicka me shume per ate qe keni perjetuar?

Jo shqipar nuk ka pas, mesa di une. Me shume s’di gje. Miqte e mi qe njofim ne, na lajmerojn per gjithcka dhe te gjithe jane mire.

Ju jeni per pushime ne Barcelone?

Jo un jam me familjen. Une vete kam 1 vit e gjysem ndersa bashkeshorti im ka 6 vjet qe jeton ketu. Por ne momentin e pare s’e morem seriozisht.
Kur me tha nje vajz mos shko andej, por kjo mikesha ime ruse ka shum frike e nderruam rruge, po hynim neper dyqane me ble ne momentin qe nderruam rruge, na vjen fugoni drejt. E fal zotit dhe ndihma e shpejte qe me ndihmuam hyrem ne lokal dhe fugoni kaloi para nesh mori shum njerez perpara. Shum pak sekonda me ndan nga sulmi.

Telefonuat dike me pas, apo policine?

Jo asnje vetem u munduam te dilnim nga aty dhe ne moment morem taksi per ne shtepi. Telefoni filloi te binte nga te afermit dhe miqte, por nuk kishim kohe me fol. Se ishim te tensionuar nga ngjarja, vajza po me qante.

Ju ishit me vajzen me vete?

Po un isha me vajzen 1 muaj e gjysme, me mikeshen time ruse qe ka shum vite ketu dhe me vajzen e saj 7 vjece.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura