Shqiptarit me pasaportë greke i refuzohet kalimi në Maqedoni: Shprehje e hapur e racizmit

Feb 26, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

Pikë kalimi për në Maqedoni

Një emigrant shqiptar, i cili prej vitesh është resident në Greqi, ka akuzuar autoritetet kufitare maqedonase se i kanë refuzuar me pa të drejtë kalimin e tij nga Shqipëria për në Maqedoni nëpërmjet Bllatës.

Policia kufitare maqedonase mësohet se i ka grisur në Bllatë të Dibrës së Madhe pasaportën emigrantit Naim Cekani.

28-vjeçari nga Polis i Vogël, i komunës Shushicë të Elbasanit, ka treguar se autoritetet e policisë kufitare maqedonase i kanë nxjerrë si shkak të refuzimit dëmtimin e pasaportës.

“Më pas më vendosën kundravulë, nderkohë që kalova pikën kufitare shqiptare pa asnjë problem edhe pse kontrolli ishte i imtësishëm. Kjo që më ndodhi ishte shprehje e qartë e një racizmi të hapur ndaj emigrantëve shqiptare që punojnë në Greqi të cilët sa herë futen ne Maqedoni me pasaportë me vula greke u vihen kundravula. Kam sinjalizuar autoritetet shtetërore por nga ato nuk ka patur asnjë reagim”, ka rrëfyer emigrant për korespondentin e Panoramës në Lezhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura