Shqiptari vret me thikë në zemër serbin në Vjenë, zbulohet arsyeja absurde e sherrit

Aug 21, 2017 | 20:39
SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka vrarë më thikë një serb dhe ka plagosur një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Vjenë dhe serbi i identifikuar si Perica Gavrilovic është qëlluar me thikë në zemër nga një shqiptar, pas një sherri për një vajzë, shkruan novosti.rs

09-albanci-ubili-(2)_620x0

Me tej thuhet se kjo ngjarja është shënuar që të shtunën pranë bar ‘Space bar lounge’ të cilin Gavrilovic e kishte nën administrim bashkë me dy miq të tij serbi.

E ndërsa po dilte nga lokali i shoqëruar dhe nga kamerieri, një shtetas 28 vjeçar nga Bosnjë Hercegovina, janë ndeshur në rrugë me dy shqiptarë të cilët ishin të shoqëruar me dy vajza.

09-albanci-ubili-(1)

Pas një sherri me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke ia ka ngulur në zemër serbit, ndërsa ka plagosur edhe kamerierin dhe është larguar me shpejtësi. Shqiptari është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura