Shqiptari në koma, masakrohet dhe braktiset para spitalit. Kamerat zbulojnë transportuesit

SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar është dhunuar brutalisht në Itali dhe ndodhet në gjendje kome në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende mister. Raportohet se i lënduari është rreth 25 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Spitali Baggiovara
Spitali “Baggiovara”

Sipas mediave italiane: hetuesit kanë arritur të identifikojnë dhe marrin në pyetje personat dy personat që mbrëmjen e së shtunës së 25 gushtit e braktisen shqiptarin para poliklinikës së Modenas. Bëhet fjalë për dy rumunë. I plagosuri nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe falë të dhënave që dhanë në polici rumunët u bë identifikimi i tij.

Mbrëmjen e së shtunës, shqiptari u braktis para spitalit me trauma në fytyrë dhe një plagë në këmbën e majtë e shkaktuar nga qitja e një arme zjarri. Duke pasur parasysh kushtet serioze, personi i dëmtuar u transferua në spitalin “Baggiovara”, ku raportohet se ndodhet në koma.

Kamerat e sigurisë çuan në identifikimin e dy rumunëve që lanë shqiptarin para spitalit. Ndërkaq, hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë rreth rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Panorama

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakIsh-kapiteni i njohur i Interit shpërthen ndaj Handanoviçit: Ka nevojë të shkojë te…okulisti
Artikulli tjetërMungesa të rëndësishme, Skocia publikon listën për sfidën kundër Shqipërisë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.