Shqiptari në arrest shtëpie, por natën e kalonte me partneren fqinje

Feb 9, 2016 | 11:07
SHPËRNDAJE

Ai ishte lënë në arrest shtëpie, madje ishte ndaluar edhe për të biseduar me të huajt, por kjo nuk e ka penguar atë që të kalojë mbrëmjet në shoqërinë e miqve dhe fqinjëve.

grabitje karabinieri

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 26 vjeçar, i cili ishte vënë nën arrest shtëpie për krime kundër pasurisë.

Gjatë një kontrolli rutinë që kanë kryer karabinierët për të verifikuar nëse ishte në banesë, në mbrëmje vonë të dielën, nga policia Sesto San Giovanni kanë parë që ai nuk ishte aty.

Pasi kanë trokitur në derën e fqinjës së tij, janë habitur kur e kanë parë shqiptarin së bashku me partneren, me të cilën po kalonte natën.

Ai u shoqërua në polici por më pas u kthye sërish në arrest shtëpie në pritje të një gjykimi të ri. Emri i tij nuk bëhet me dije.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura