Shqiptari mban traktorin e babait në dhomën e ndenjës: E kemi kujtim! Me të ka rritur 7 fëmijë

Feb 26, 2021 | 18:02
SHPËRNDAJE

Haki Abdylit nga fshati Dobërçan, i kthehen shumë kujtime kur flet për të kaluarën e tij.

a-3-696x387

Ai thotë se babai i tij i ka rritur duke punuar me këtë traktor, dhe për atë ka vendosur që ta mbajë në dhomën e ndejës, si kujtim për babën e vdekur tashmë.

Ai në një intervistë për ATV thotë se shtatë fëmijë sa janë tani, babi i tyre i ka rritur duke punuar me këtë traktor.

Hakiu thotë se traktori është blerë para 45 viteve, dhe ende është në gjendje të rregullt, por tani më nuk shfrytëzohet për punë, por si një objekt kujtimi për familjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura