Shqiptari kapet në Athinë me makinën plot me drogë

May 11, 2017 | 8:42
SHPËRNDAJE

Arrestohet ne hyrjen perëndimore të Athinës një shqiptar i akuzuar për transport droge. Policia ben me dije se ne makine atij iu gjeten 105 kg kanabis, e paketuar në 20 thasë plastmasi.

droge-greqi

Në kërkim u shpallen edhe katër persona të tjerë, një grek, një ukrainas dhe dy shqiptarë.

Arrestimi u bë i munduar pasi shërbimi antidrogë kishte kryer investigimet e nevojshme dhe kishte identifikuar gjithë skemën e trafikut dhe pjesëtarët e grupit. Droga ishte marrë në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në zonën e Igumenicës.

25 vjeçari vepronte nën urdhërat e dy bashkatdhetarëve të tjerë që po kërkohen, ndërsa greku dhe ukrainasi kishin për detyrë të garantonin transportimin e sigurt të kanabisit, për në destinacion

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura