Shqiptari kapet me kokainë dhe 20 mijë euro kesh në shtëpi

May 27, 2016 | 7:30
SHPËRNDAJE

Policia e Kremonës në Itali ka kryer një operacion në banesën e një shqiptari që banonte i vetëm.

Kokaina1Sipas mediat italiane, në banesën e shqiptarit u gjet një sasi kokaine dhe 20 mijë euro kesh të pajustifikuara.

Shqiptari, mësohet se është 31-vjeçar dhe ka një histori të tërë me precedentë penalë në fushën e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe drogës.

Shqiptari u arrestua menjëherë nga Policia dhe doli para gjykatës ku u caktua masa e arrestit me burg.

Pas gjykimit në Itali dhe marrjes së dënimit, shqiptari do të dëbohet nga vendi fqinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura