Shqiptari hero në Zvicër, priti në krahë gruan që u hodh nga dritarja (FOTO)

Apr 14, 2015 | 13:23
SHPËRNDAJE

“Superman-i” shqiptar! Kështu e ka cilësuar media zvicerane Ramadan Ziberin, 36-vjeçarin që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar atë të një gruaje të re, që kishte vendosur të vetëvritej duke u hedhur nga lartësia.

“Ai nuk ishte një superma-n, nuk fluturon që të kapë në krahë gruan që kishte vendosur të hidhej nga lartësia për t’i dhënë fund jetës. Ai thjesht i del para ta sfidojë, rrezikon jetën e vet për të shpëtuar një të panjohur, në gjendje kritike”, shkruan gazeta zvicerane “20Minuten”.

“Shpëtimtari i jetës së një gruaje, pas rënies nga dritarja” (Lebensretter fängt Frau nach Sturz aus Fenster auf) është titulli i medias zvicerane. 

Ramadan Ziberi tregon dritaren nga u hodh gruaja

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Baselit të Zvicrës. 

Ramadani ishte në tarracën e një lokali, kur pa një grua në dritaren e një banese, e cila dukej në një krizë psikologjike. Ka vrapuar para ndërtesës, është përpjekur të bisedojë me gruan për ta bindur të qetësohej, por në një moment e reja është hedhur nga ndërtesa.

Në këto momente Ramadani e ka pritur në krahë, duke shmangur përplasjen fatale të gruas me betonin.

Lajmi në mediat zvicerane

“Bisedova me te me një gjuhë të përzier, herë në frëngjisht e herë në italisht. Shpresoja se ajo po më kuptonte…”, tha 36-vjeçari shqiptar.

Mësohet se shqiptari ka marrë lëndime të lehta nga rrëzimi në trotuar. Tashmë ai po shihet si hero në Zvicër dhe ka pushtuar mediat atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura