Shqiptari arrestohet për shitje kokaine dhe hashashi, shihni ku e kishte fshehur lëndën narkotike

Aug 12, 2020 | 19:16
SHPËRNDAJE

 

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, arritën të lokalizojnë pranë shtëpisë dhe të arrestojnë një burrë me origjinë shqiptare.

ÅËËÇÍÉÊÇ ÁÓÔÕÍÏÌÉÁ (ÅË.ÁÓ.) (EUROKINISSI/ÄÇÌÇÔÑÏÐÏÕËÏÓ ÓÙÔÇÑÇÓ)

Në posedim të tij, u gjet një pako e vogël me kokainë.

Gjatë një kontrolli që pasoi në shtëpi, sipas njoftimit të Policisë, u gjetën dhe u konfiskuan pesë pako kanabis me peshë gjithsej një 1 kg e 825.35 gram dhe dy pako të vogla kokainë, të fshehura në një altoparlant midis rafteve.

Gjithashtu, policia gjeti edhe trembëdhjetë pako me nga 10 gramë secila, që përmbajnë një substancë aktive të panjohur, e cila përdoret për përzierjen e kokainës, dy peshore elektronike, materiale të ndryshme paketimi si dhe shuma prej 400 euro.

Për më tepër, është konfiskuar një automjet që ai ka përdorur, gjatë së cilës është gjetur dhe konfiskuar një paketë me një sasi të vogël kanabisi.

thumbnail-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura