“Shqiptarët të çohen sa nuk është vonë”/ Qytetarja në protestë: Marr vetëm 10 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike! I bëj thirrje kryeministrit…

Oct 6, 2021 | 17:25
SHPËRNDAJE

Sot qytetarët kanë dalë në protestë për paralajmërimin që kryeministri Rama bëri se do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Një grua e pranishme në protestë u shpreh se ajo merr 10 mijë lekë të vjetra në muaj, ndaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të çohen sa nuk është vonë.

Teksa iu drejtua qytetarëve, protestuesja i beri apel kryeministrit që të tërhiqet ne vendimet qe merr, pasi shqiptarët nuk kanë bukë të hanë.

“Nuk kemi asnjë të ardhur, pa shtëpi, pa bukë. I bëj thirrje kryeministrit që të tërhiqet nga këto gjëra që po bëjnë. Nuk kemi bukë të hamë. Nuk kemi dru, nuk kemi as lekë të paguajmë energjinë elektrike.

Jemi 7 vetë në familje dhe marrim 10 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. E kemi me letra. Ky nuk duhet ti thuash ik, do ti shkosh brenda aty ta kapësh. Duhen vetëm 10 veta për tu futur brenda dhe për ta bërë katërsh. Jam dhe do të vdes kundër tradhtarëve, kundër spiunëve. I bëj thirrje shqiptarëve që të cohën sa nuk është vonë. Ky ka rritur ujin, dritat dhe bukën”, tha qytetarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura