Shqiptarët e mbështesin/ Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve, Gjukanoviç kryeson

Apr 15, 2018 | 21:44
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Sot votohet në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi, të cilat cilësohen tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Rezultati është paraprak, por është mjaft domethënës dhe tregues i fortë që vërteton bindjen e përgjithshme para këtij procesi zgjedhor në Mal të Zi.

Deri më tani, kur janë numëruar rreth 10 për qind e votave në total, Milo Gjukanoviç kryeson, duke marrë më shumë se 50 për qind të preferencave.

Sipas asaj që raporton Komisioni i Zgjedhjeve në Podgoricë, Gjukanoviç ka siguruar deri më tani 55.9 për qind, ndërsa rivali i tij kryesor, Mladen Bojanic vetëm 34 për qind.

Asnjëri prej kandidatëve të tjerë nuk e kalon shifrën e 10 përqindëshit të preferencave, të paktën deri më tani. Sipas projeksioneve të analistëve vendas, në përfundim të numërimit Milo Gjukanoviç do të arrijë që të sigurojë më shumë se gjysmën e votave, që do t’i jepte atij një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të Malit të Zi si President.

Për Gjukanoviç kanë votuar edhe shqiptarët. Analistët shqiptarë në Ulqin thonë se kjo është zgjidhja për të shpëtuar jo vetëm shqiptarët, por gjithë politikën e rajonit.

Mali i Zi zgjedh sot Presidentin, shqiptarët mbësShtesin Gjukanovic

hhh-1

Në garë marrin pjesë 7 kandidatë, por beteja zhvillohet mes kandidatit të partisë në pushtet, Milo Gjukanoviç, ish-kryeministër dhe rivalit të tij të pavarur Mladen Bojaniç.

Sondazhet japin fitues që në raundin e parë ish-Kryeministrin Gjukanoviç, megjithëse fjalën e fundit do ta thotë vota e qytetarëve.

Gjukanoviç, një veteran i politikës, u kthye me forcë në skenë dhe premton vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

Rivali i tij Bojanic, nuk kundërshton anëtarësimin në BE, por duket qartë që anon nga raportet më të forta me Moskën.

Në këto zgjedhje, faktori shqiptar në Malin e Zi ka premtuar mbështetje për Gjukanovic, duke i rritur ndjeshëm mundësitë e tij për të realizuar parashikimin e sondazheve.tch

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura