“Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave”, ministrja Denaj: Prioritet, goditja e pasurive të krimit

Feb 22, 2020 | 10:48
SHPËRNDAJE

“Prioritet i qeverisë ngelet goditja e pasurive të vëna nga krimi”. Keshtu deklaron ministrja e Financave, Anila Denaj, ne nje konference per mediat, pas  publikimit të raportit nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, ku thuhej se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave. Anila-denaj-763x450

Sipas ministres, hetimet për asete të sekuestruara deri më tani janë pozitive, nderkohe qe shtoi se duhet te kete rritje denimi per akuzen e pastrimit te parave.

“Shqipëria ka shënuar progres duke u ngritur në vlerësim për 6 rekomandime. Deri më tani janë 65 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e bllokuara. Po ashtu ka dhe një rritja në mënyrë domethënëse e konfiskimeve për bllokimin e pasurive të krimit. Operacioni Forca e Ligjit është shembull i qeverisë se puna ka filluar. Kemi angazhim të ndërsjelltë për hetimet. Në vend ka filluar puna për krijimin e dy regjistrave për pronat. Në këtë proces kanë kaluar dhe vendet e tjetra të rajonit si Serbia, Bosnjë Hercegovina. Në fjalën time theksova angazhimin e qeverisë për luftën kundër pastrimit të parave. Ky angazhim do të jetë më i lartë përgjatë 2020-ës”- tha ajo.

Ministrja theksoi se “Kemi në fokus disa prioritete; Shqipëria do të punojë për të vazhduar planin e veprimit të kryerjes e një analize shtesë për rreziqet nga ‘pastrimi i parave’;
Përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave juridike; Krijimin e mekanizmave dhe zbulimin e aktiviteteve të tilla kriminale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura