“Shqipëria ka profesionistë shumë të mirë, nuk duhen lënë në harresë”- Luljeta Bozo jep mesazhin e fortë: Çfarë iu thashë inxhinierëve pas tërmetit

Dec 6, 2019 | 18:29
SHPËRNDAJE

Megjithëse me një karrierë të pasur si inxhiniere dhe në fushën akademike, Luljeta Bozo u bë e njohur fillimisht pas tërmetit të shtatorit, duke u bërë një zë me ndikim në fushën e sizmiologjisë.

Luljeta-Bozo-Dritare

Gjatë një interviste për gazetaren Rudina Xhunga, zonja Bozo thotë se Shqipëria ka plot profesionistë që sipas saj nuk duhen lënë në harresë.

Luljeta Bozo: Ka plot, boll të kërkoni, pafund ka. Unë jam një nga njerëzit e zakonshëm, s’jam e jashtëzakonshme. Por si unë ka sa të duash, plot, plot, plot. Mbi të gjitha ka profesionistë shumë të mirë në Shqipëri, të cilët nuk duhen lënë në harresë, pavarësisht se kanë arritur moshën e pensionit. Ata vazhdojnë të jenë aktivë. Atë ditë që isha me studentët në Durrës, erdhën tre-katër nga ish-studentët e mi. Unë memorien vizuale e kam absolute. I njoha, 40 vjet më parë kishin mbaruar, i njoha, por emrat i harroj. Edhe i takova, i pyeta: “Por çfarë bëni!” “Iç!”,- më thanë. “Në pension? Po si more rrini në pension? Shkoni jepni mendjen tuaj?”, u thashë. “Po kush na ka thirrur më thanë?” “Po punë e madhe se s’ju kanë thirrur. Shkoni vetë dhe u thoni: “Ne jemi me kaq vjet 40-45 vjet eksperiencë, doni t’ju ndihmojmë për këtë?” Shkoni more ofrohuni vetë!” E kanë zor njerëzit të ofrohen sepse mesa duket nuk e gjejnë këtë forcë magnetike që t’i tërheqë dhe t’i vlerësojë. Sepse njeriun po e vlerësove jep maksimumin. Kur e ndjen ai që shoqëria, të tjerët e vlerësojnë, ai merr forcën dhe jep akoma më shumë. Fuqitë e njeriut janë të pashtershme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura