Shqipëria e minifutbollit karikohet me Dinamon e Kievit, sot sfida me Irlandën

Aug 15, 2018 | 10:42
SHPËRNDAJE

Një humbje minimale në start kundër Kazakistanit, e cila la një shije të hidhur për rastet e shpërdoruara për barazim dhe një ndeshje e dytë e humbur kundër Bosnjë Hercegovinës me përmbysje, që gjithashtu la shumë pengje…

shqiperia minifutboll

Gjithsesi, Kombëtarja shqiptare e minifutbollit, në debutimin e saj në një Europian, ka bërë gjithsesi një paraqitje mjaft pozitive në dy takimet e para, ndërsa sot në orën 14:00 do të ketë takimin e tretë, përballë përfaqësueses së Irlandës, me të cilën ndajmë vendin e fundit në Grupin C.

Duke parë paraqitjet në rritje dhe besimin që ka në grupin kuqezi, sidomos edhe pas golit të parë historik të kapitenit Fatmir Hysenbelliu, ndaj Irlandës ekzistojnë premisat për të marrë edhe të parën fitore historike të kësaj kombëtareje. Dhe për t’u përgatitur psikologjikisht sa më mirë për duelin e radhës, dje delegacioni i Shqipërisë ka përfituar nga qëndrimi në Kiev për të ndjekur në stadium duelin e Champions-it mes vendësve të Dinamos dhe Slavias së Pragës (2-0).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura