Shqipëria e De Biazit e nis me humbje, 2:1

Feb 29, 2012 | 17:04
SHPËRNDAJE

TBILISI- Shqipëria ka humbur me rezultatin 2: 1 miqësoren me Gjerorgjinë, e para nën drejtimin e trajnerit të ri, Gianni de Biazi. Edgar Çani, debutues me fanellën kuqezi ka shënuar për Shqipërinë shumë shpejt, në minutën e tretë, duke bërë një debutim mjaft pozitiv.

Ndeshje miqësore
Gjeorgji – Shqipëri  2-1 (0-1)
Golat: Kobakhidze 48′, Amisulashvili / Çani 3′
Gjeorgjia:
Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava, Duashvili (Gelashvili 46′), Ananidze (Kenia 75′), Kvirkvelia, Kobakhidze (Targamadze 46′), Kankava, Dvalishvili (Martsvaladze 57′)’. Trajner: T.Ketsbaia
Shqipëria:
Ujkani (Shehi 87′), Lila, Dallku, Veliu (T.Osmani 87′), Agolli, Bulku (Bakaj 76′), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55′), Muzaka (G.Lika 87′), Çani (Sadiku 82′). Trajner: De Biazi
Gjyqtarë: G.Sidenco, O.Molchanov, V.Gorbatov (Moldavi)
Kartonë të verdhë: Kankava / Bulku, Lila, Vila

De Biazi para ndeshjes

“Shpresoj ta nisim me këmbën e mbarë. Kemi punuar kryesisht në aspektin taktik dhe psikologjik të lojtarëve, sepse nuk kemi pasur shumë kohë pë gjëra të tujera në dispozicion. Para ndeshjes u kam bërë një letër futbollistëve, me të cilën kam dashur t’u transmetoj atyre emocionet e mia. Ata duhet ta vlerësojnë maksimalisht veshjen e fanellës së kombëtares, ndaj pres në çdo ndeshje 110 përqind të tyre”.

Më shume lexoni në Panorama Sport Online

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura