“Shqipëria do të ketë një rol më të madh në rajon”/ Komandanti i trupave amerikane tregon si do të bashkëpunojnë ushtarët me forcat e NATO-s

May 16, 2021 | 18:27
SHPËRNDAJE

Sot në aeroportin e Rinas mbërritën 267 trupa amerikanë, ku u pritën nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe përfaqësues të ushtrisë Shqiptare. 

Në një prononcim për mediat, Komandat i përgjithshëm Amerikan tha se stërvitja  “Defender 21” është një mundësi e mirë pasi të gjitha trupat me njëri-tjetrin do të mund të shkëmbejnë eksperiencat e tyre.

koma

Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria do të ketë një rol të madh në rajon pas organizimit të kësaj stërvitjeje të përbashkët me trupat aleatë të NATO-s.

“Përshëndetje, dua të falënderoj ambasadoren dhe të gjithëve për mikpritjen, jemi të emocionuar të jemi këtu sot dhe do të marrim pjesë në këtë stërvitje.

Janë rreth 267 trupa që kanë ardhur këtu sot. Në këtë mënyrë të gjithë trupat nëpërmjet bashkëpunimit me njëri tjetrin do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperienca. Ne jemi këtu vetëm për të bashkëpunuar me aleatët tanë të NATO-s.

Shqipëria do të ketë një rol më të madh në rajon me këtë stërvitje të mbajtur, ne do të operojmë me trupat shqiptarë”- tha komandanti i brigadës amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura