Shqipëria bëhet mollë sherri në Kosovë, LDK e PDK nuk pranojnë t’i japin tokën për ambasadën

May 31, 2016 | 11:52
SHPËRNDAJE

Këshilli Komunal i Prishtinës nuk ka mundur të miratojë sot pronën ku do të ndërtohet ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Shpend-Ahmeti

Kjo për shkak se LDK e Isa Mustafës dhe PDK e Kadri Veselit nuk janë dakord.

Këtë e bëri të ditur sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është përfaqësues i Vetëvendosjes

Statusi i Shpend Ahmetit në Facebook

Pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikes së Shqipërisë u dakorduam për lokacionin e ri të Ambasades së Republikes së Shqipërisë në qendër të qytetit.

Qe dy javë kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes se përbashket të dy qeverive.

Kur e vërejtem hezimitin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008 Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë pra për LDK për ta ndërtuar selinë SHUMEkatëshe të partisë.

Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PdK ka bojkotuar seancen duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDKsë.

Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes se tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.

Republika e Kosoves ka Ambasadë në qendër të Tiranes.

Ky veprim i LDK/PDK në KK Prishtina është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura