‘Shqipëria 1 euro’, mediat italiane: Rama, kontrata të përjetshme me sipërmarrësit italianë

Jan 31, 2014 | 15:20
SHPËRNDAJE

Shqiperia eshte e gatshme te prese sipermarrje italiane duke u ofruar atyre vendin ku do te vendosin aktivitetin me kosto 1 euro dhe kontratat do te jete pergjithnje.

Keshtu bejne me dije mediat italiane, duke iu referuar sipas tyre nje premtimi te bere nga vete kryeministri i Shqiperise, Edi Rama.

“Kush do te vendose te coje sipermarrjen e vet ne Shqiperi do t’u vihen ne dispozicion hapesira, kapanone, ose zona te tjera me nje pagese 1 euro dhe me kontratat qe do te zgjasin pergjithnje.  Te pakten kjo eshte fjala e kryeministrit”- shkruajne mediat italiane.

Kjo, pavaresisht zones dhe hapesires ku do te vendosen, cmimi do te jete njesoj per te gjithe. Synimi shqiptar nuk eshte ne kete rast te pasurohen nga zonat qe jepen, por te terheqin kapitale dhe sipermarrje per te krijuar vende pune dhe rritje te sipermarrjes private.

Deklaratat jane bere gjate takimit te fundit ne Milano, ne kuader te nje turi per thithjen e investimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura