Shqetësoheni nga pikat e zeza në fytyrë? Kjo maskë do t’ju shpëtojë

Nov 8, 2019 | 14:09
SHPËRNDAJE

Pikat e zeza në fytyrë mund të kthehen vërtetë në bezdisje për ju. Por ju mund të shpëtoni prej tyre jo vetëm përmes kremrave apo trajtimeve të shtrenjta.

Përmes dy përbërësve që i keni në shtëpitë tuaja mund të realizoni një maskë, e cila do ju heqi pikat e zeza nga fytyra.

Përmes një të bardhe veze dhe një 1 luge gjelle limoni të shtrydhur mund të përfitoni një nga maskat më efikase. Në fillim duhet të rrihni të bardhën e vezës dhe më pas të shtoni lëngun e limonit.

Për t’a aplikuar duhet të lani fytyrën me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hiqni papastërtitë Më pas aplikoni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni për 15 minuta. Pasi të ketë kaluar kjo kohë shpëlajeni me ujë të vakët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura