Shpërthimi i koronavirusit e bllokoi në Greqi, gjyshi shqiptar akuzohet për incest me mbesat e tij të mitura

May 17, 2020 | 19:40
SHPËRNDAJE

Një 76-vjeçar shqiptar u arrestua në zonën, Neapoli të Selanikut  me akuzën e incestit. Referuar policisë mediat greke raportojnë se 76-vjeçari është gjyshi i katër vajzave të mitura.

policia 12

Një grua e cila nuk ka pranuar të identifikohet, banore e zonës së Neapoli  kishte parashtruar një ankesë tek emisioni “Buzëqeshja e fëmijëve” për veprime të turpshme të kryera nga 76-vjeçari kundër një të miture, që më pas doli se ishte një nga mbesat e tij.

Pas bërjes publike të këtij rasti banorë të zonës dolën në një tubim kundër veprimit të 76 vjeçarit, ndërsa ndërhyrja e policisë ka larguar protestuesit.

Siç u bë e njohur nga mediat i moshuari thuhet se jeton në Shqipëri, por pas një vizite në Selanik, ku jeton djali i tij, ai nuk ishte në gjendje të kthehej për shkak të kufizimeve të udhëtimit për shkak të koronavirusit.

Sipas medieve ai vetë paraprakisht ka mohuar akuzat kundër tij. I akuzuari, është dërguar tek prokurori i ndjekjes penale, i cili e akuzoi atë për një krim dhe më pas e dërgoi tek një hetues, nga i cili iu dha një afat deri të mërkurën për masën e sigurisë. Deri atëherë, ai do të qëndrojë në paraburgim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura