Shpërthim në Pragë, 35 veta të plagosur

Apr 30, 2013 | 11:43
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm gazi ka shembur një pjesë ndërtese në qendrën e vjetër të Pragës, një zonë që vizitohet shpesh nga turistët, duke lënë 35 persona të plagosur, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ndërtesa ku ndodhi shpërthimi, përfshinte zyra dhe një galeri arti në lagjen historike të Pragës. Më shumë se 230 persona u evakuuan nga zona, përfshirë edhe studentët e universitetit “Charles” dhe Akademinë e Arteve, të njohur si FAMU. “Ne mund të konfirmojmë se ky ishte shpërthim gazi dhe jo një sulm terrorist”, tha kreu i Bashkisë së Pragës, Bohuslav Svoboda. Zyrtarët nuk besojnë se ka mbetur ndonjë person i bllokuar nën rrënojat e ndërtesës, edhe pse shërbimet e  emergjencës do të qëndrojnë në vendngjarje për të qenë të sigurt. Ata që fillimisht besohej se ishin të humbur, u gjetën më vonë me lëndime të vogla. Sipas departamentit të zjarrit që po kontrollon zonën për rrjedhje të mundshme gazi, zona do të stabilizohet brenda dy ditësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura