Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin në qendër të Tiranës, policia jep detajet

Jun 11, 2020 | 7:33
SHPËRNDAJE

Shperthim i fuqishem gjate natës ne nje lokal ne qender te Tiranes. Ngjarja ka ndodhur ne afërsi te ish- Bllokut, ne nje lokal, per fat pa shenuar njerez te lenduar.  policia-tirane_1_3_14_03

Policia ben me dije se shperthimi eshte degjuar rreth orës 03.30 të mengjesit. ‘Ai ka ndodhur , në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese’, njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura