‘Shpërthen’ Shoqata e Turizmit: Plehrat e ndërprerjet e energjisë, po shkatërrojnë turizmin

Jun 25, 2016 | 15:23
SHPËRNDAJE

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka reaguar ashpër në një deklaratë për shtyp lidhur me situatën e rënduar të turizmit në Shqipëri, ku problemet kryesore renditen ndërprerjet e energjisë dhe shtrenjtimin e saj, kantieret e ndërtimit, plehërat, infrastruktura e papërshtatshme dhe mungesa e incentivave që po e bën vendin jo konkurrues në raport me rajonin.

Aksi vetëm me një kalim vajtje e një ardhje
Aksi vetëm me një kalim vajtje e një ardhje

Kjo po bën që Shqipëria të mos përfitojë nga zhvendosja e kërkesës turistike, ndryshe nga vendet e rajonit që po unifikojnë politikat e po rrisin stimujt.

Në deklaratë thuhet: Ndërkohë që tur operatorët ndërkombëtare konstatojnë një zhvendosje sizmike në kërkesën për pushime dhe prenotimet, ndryshim ky i diktuar nga klientela e cila motivohet prej ndryshimeve aktuale ekonomike apo politike, vendet e rajonit (kryesisht Ballkani Perëndimor) po diskuton zhvillimin e përshtatjen e produktit turistik dhe bërjen sa më tërheqëse të vendeve/destinacioneve që përfaqësojnë në tregun ndërkombëtar të turizmit.

Në një skenar të ri, i cili përmban sfida edhe mundësi të padiskutueshme, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia unifikojnë politikat dhe vecanerisht stimujt fiskale për të tërhequr sa me shumë turistë nga Europa.

Te tre këto vende subvencionojne deri në 15 Euro për cdo nate qëndrimi për cdo turist.

Në vecanti Maqedonia vë në dispozicion nje fond prej 5 mln euro për stimuluar fluturimet low cost dhe qëndrimet në vend, Mali i Zi po ndërton resortin me luksoz në Mesdhe, Serbia investon në pasurimin e portofolit të eventeve ndërkohë që Shqipëria fillon sezonin e vonuar me energji 48% më të shtrenjtë dhe shërbime rikonstruktuese të sistemit të shpërndarjes së energjisë në vijen bregdetare nga 15-30 Korrik dhe 12 orë ndërprerje energjie në ditë.

Nëse ky do te ishte i vetmi problem i konstatuar dhe vuajtja e fundit e industrisë ndoshta kjo deklaratë sot nuk do te ishte e nevojshme. Është lista e gjatë e problemeve që sa vijne e shtohen që ka shkaktuar reagimin e industrisë kohët e fundit.

Ndersa në këto 3 vite nuk u mbajt premtimi për stimulim te industrise më një pakete dinjitoze fiskale sikunder fqinjet të paktën sot nuk duhej të kishim:

  1. Ndërprerje energjie
  2. Rritje të cmimit të energjisë në mënyrë abuzive kjo e konfirmuar edhe nga ERE
  3. Luhatje tensioni dhe dëmtim pajisjesh në të gjithë vendin
  4. Qytetet kryesore bregdetare të kthyera dhe mbetura në kantiere ndertimi
  5. Plehra dhe papastërti
  6. Akset rrugore që furnizojne zona strategjike bregdetare më të ngushta se shetitoret e këmbësoreve buzë detit.
  7. Situata të paqarta per administrimin e plazheve
  8. Vatra insektesh dhe sëmundjesh dhe kafshe rrugesh në shumicen e rasteve të pavaksinuara”, përfundon deklarata e ATA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura