Ndoka i kundërvihet Ramës: Financimi i fushatës është korruptiv dhe i rrezikshëm

May 21, 2015 | 18:15
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka kritikuar ashpër tri partitë më të mëdha politike, PS, PD e LSI për mënyrën e zhvillimit të fushatës elektorale dhe përfitimin e fondeve nga buxheti i shtetit. Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Ndoka shkruan se financimi i partive është jo transparent dhe korruptiv, duke vënë theksin tek cënimi i barazisë në zgjedhje dhe shkelja e ligjit.

Narnd Ndoka

“Zyra elektorale, flamuj te partive, pankarta, postera dhe automjete te veshura me ngjyra partiake, jane treguesit e financimit korruptiv, te pa deklaruar te partive politike. Financimi i partive nga buxheti i shtetit dhe koha televizive, janë perqendruar vetem tek tre parti politike (PS, PD e LSI), duke krijuar pabarazi edhe nepernjet ligjit në këtë rast.”,-shkruan Nard Ndoka.

Deputeti i Partisë Demokristiane i bën thirrje OSBE-së dhe vëzhguesve që të monitorojnë zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Deklaratat e Nard Ndokës vijnë pak kohë pasi ai iu bashkua koalicionit të majtë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. 

 

Komenti i plotë i Nard Ndokës:

Standardi i zgjedhjeve i rrezikuar!

Në shkelje te Kodit Zgjedhor, ka disa jave që ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale, shkelje e ligjit në mënyre publike, botërisht! Ç’farë shkakton ky fenomen?

Pabarazi në kohe televizive, deformim i gares, shance te pabarabarta mes kandidateve dhe partive, korrupsion mediatik, kohe televizive e pa monitoruar per shkak të ligjit, (fushata monitorohet pas dates 21 Maj).

Financimi i fushates, jo transparent, korruptiv, dhe i rrezikshem!

Zyra elektorale, flamuj te partive, pankarta, postera dhe automjete te veshura me ngjyra partiake, jane treguesit e financimit korruptiv, te pa deklaruar te partive politike. Financimi i partive nga buxheti i shtetit dhe koha televizive, janë perqendruar vetem tek tre parti politike (PS, PD e LSI), duke krijuar pabarazi edhe nepernjet ligjit në këtë rast.

Keto dhe shumë elemente të tjerë të verejtuara akoma pa nisur ligjerisht fushata elektorale, kanë cënuar rënde standardet e zgjedhjeve, Kodin Zgjedhor, barazinë, shancet, alternativat, duke krijuar nje precedent të rrezikshëm dhe pabarazi në garën elektorale.

KQZ, OSBE, Vezhguesit Vendor e Instuticionet nderkombetare qe monitorojne procesin janë pajtuar me këtë realitet, dukshëm korruptiv dhe të pabarabarte! Fillimi i keq është më shumë se gjysma e punës, gjasat duken se kjo klime do vazhdoje edhe gjatë fushatës legale.

Flamuj partish “korruptiv”, qe valviten në çdo shtylle e vend publik duke ndotur ambientin dhe duke provokuar qytetaret, deri në fund të fushatës do kemi me shumë flamuj e postera se sa zgjedhës! Nje kosto financiare e konsiderueshme, jo transparente, e pa deklaruar dhe totalisht korruptive!

I kerkoj partive që e kanë shkelur ligjin, vetëpermbajtje, respekt ndaj Kodit Zgjedhor, respekt ndaj kundershtarve politik dhe partnerve në koalicion.

I kerkoj KQZ, OSBE, institucioneve monitoruese, vezhguesve, organizatave që merren me zgjedhjet, evidentimin e shkeljeve flagrante te Kodit Zgjedhor, (kohen televizive, financimet e dyshimta, numrin e zyrave elektorale, numrin e flamujve, banderolave, posterave në rruge dhe menyrën e financimit të tyre.

Ky kontribut monitorues i bërë publik do të sherbente për përmiresimin e standardeve te zgjedhjeve, vendosjen e barazisë mes kandidateve dhe subjekteve politike, në të kundërt po rrezikohen jo vetëm standardet, por edhe zgjedhjet lokale në tërësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura