‘Shpërthen’ Gugu: Më pëlqejnë femrat ‘mami’ si Jozefina, do bëja seks me…

Apr 30, 2016 | 14:46
SHPËRNDAJE

Gugu, e cila sapo ka publikuar videoklipin e fundit me skena të nxehta, ka dhënë një intervistë për ‘Bluetooth’ ku ka treguar dëshirat e saj seksuale.

Ajo është shprehur se do të donte të takonte Jozefina Topallin pasi i pëlqejnë ‘femrat mami’ dhe zonja si ajo, dhe do të bënte seks me Edi Ramën por me dy kushte…

gugu

Cili nga deputetët, apo deputetet shqiptare është më seksi sipas teje?

Ehe, ka shumë! Do dëshiroja të takoja Jozefinën. Nuk besoj se do më refuzonte. Më pëlqejnë shumë femrat mami dhe një zonjë si Jozefina. Dhe më e rëndësishmja është që dua t’i them diçka më të rëndësishme, por vetëm asaj.

Çfarë të rëndësishme do t’i thuash?

Dua t’ia them vetëm asaj, sepse jemi të dyja burrnesha veriu, duhet ta mbajmë fjalën me njëra-tjetrën.

Me cilin nga politikanët shqiptarë do bëje seks me qejf? Kush të josh më shumë?

Do bëja seks me kryeministrin Edi Rama, por me disa kushte. Njërin kusht e kam thënë publikisht.

Cilat janë kushtet e tjera?

Të miratojë reformën në drejtësi dhe të zhdukin kriminelët nga parlamenti dhe t’i zëvendësojnë me femra parlamentare.

Ke në plan të realizosh ndonjë klip tjetër këtë verë?

Jam duke përfunduar një këngë regaton, e cila po punohet nga Ervin Gonxhi.

Po klipi si do jetë? Do ketë sërish skena seksi?

Jo, nuk kemi menduar ende për klipin.

Do bëje seks në një videoklip vetëm e vetëm që të thyesh tabutë?

Do ta bëja, jo për tabu, por për të qenë më e veçantë dhe thjeshtë për qejf (qesh).

Për kinematografinë pornografike çfarë qëndrimi ke? Do bëheshe pjesë e saj?

Pornografia nuk më duket ndonjë gjë e veçantë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura