Shpërndau fletushka për Vorio Epirin, ndalohet. Trakte edhe në Derviçan:Pavarësi nga Shqipëria

Feb 15, 2014 | 16:36
SHPËRNDAJE

GJIROKASTER- Trakte me përmbajtje nacionaliste me rastin e 100 vjetorit të ashtuquajturës shpallje të pavarësisë së Epirit të Veriut janë shpërndarë edhe në Dervician.

Disa dhjetra trakte në gjuhën greke që nxisnin popullsinë vendase per te kerkuar pavaresi nga Shqiperia, janë hedhur në qendër të fshatit dhe poshtë dyerve të disa njësive shitjeje apo lokaleve.

Sipas Policisë së Gjirokastrës, traktet janë hedhur një ditë më parë nga një ose disa persona të cilët dyshohet të kenë lidhje me shtetasin grek, i cili u arrestua nga autoritetet policore të Vlorës, pas shpërndarjes së trakteve në Himarë.

Piro NASE

Shpërndau fletushka për Vorio Epirin, ndalohet 28 vjecari

Ndalohet nga policia nje i ri ne Himare, pasi akuzohet se ka shperndare fletepalosje me përmbajtje nacionaliste për 100-vjetorin e shpalljes së autonomisë së Epirit të Veriut.

Lajmin e kane bere me dije fillimisht mediat greke, duke e denuar veprimin e policise shqiptare, qe sipas tyre, “privon vorioepirotët nga e drejta për të festuar në mënyrën e tyre këtë moment të veçantë për ta”.

I ndaluari eshte Filip Dimojianis, nderkohe qe ne fletushkat shkruhej:“Të parët tanë i shlyen detyrimet e tyre, po ne ç’bëjmë?”, ose “Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët”. Fletushkat siglohen nga Komiteti “Vorio Epir 1914”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura