Shpërbëhet Kushtetuesja, zyrtarisht vendi pa Gjykatë

May 3, 2018 | 15:10
SHPËRNDAJE

Nga nëntë anëtarë që duhet të ketë Gjykata Kushtetuese, aktualisht në detyrë kanë mbetur vetëm katër anëtarë, duke e bërë këtë institucion të mos funksionojë.

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Altina Xhoxhajn, duke e çuar në dy numrin e anëtarëve të kësaj gjykate të shkarkuar.

gjykata-kushtetuese

Më herët u shkarkua nga detyra edhe Fatos Lulo, i cili duhet theksuar se e ka apeluar vendimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

E vetmja gjyqtare e konfirmuar në detyrë deri tani është Vitore Tusha.

Javën e ardhshme do të kalojë në filtrat e vetingut Fatmir Hoxha, ndërkohë që nga gjyqtarët e Kushtetueses që janë ende në detyrë nuk kanë kaluar ende në veting kryetari Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari.

Në detyrë

Bashkim Dedja

Vitore Tusha (e konfirmuar nga KPK, por me mandat të mbaruar)

Fatmir Hoxha

Gani Dizdari

Të shkarkuar

Altina Xhoxhaj

Fatos Lulo

Dha dorëheqjen

Besnik Imeraj

Vladimir Kristo

Sokol Berberi (u largua pasi mbaroi mandatin)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura