Shpejtësi deri në mbi 160km/h, makina inteligjente e policisë “kap mat” 205 drejtues mjetesh në kryeqytet! Gjobiten mbi 1000 shoferë në…

Oct 20, 2021 | 23:30
SHPËRNDAJE

Policia rrugore ka konstatuar 205 shkelje të rregullave të qarkullimit në kryeqytet. Kontrollet e policisë janë bërë përmes makinës inteligjente e cila ka konstatuar shoferë me shpejtësi deri në 164km/h.

Gjithashtu po gjatë  verifikimit rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe një shkelje të dytë, konkretisht 88 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 54 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Njoftimi i policisë:

Vijon monitorimi i qarkullimit në rrugët e kryeqytetit me makinën inteligjente. Me qëllim parandalimin e  aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës vijojnë  monitorimine qarkullimit të automjeteve duke përdorur  makinën inteligjente me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit, në unazën e re dhe në segmentin Sauk – Teg.

Gjatë orëve të mbrëmjes në rrugët e kryeqytetit me intervale kohore të shkurtra në shumë pika dhe njolla të zeza ku kanë ndodhur më parë aksidente rrugore, makina inteligjente ka konstatuar 205 shkelje për shpejtësi, nga të cilat janë evidentuar 35 raste me shpejtësi nga 89 km/h deri në 105  km/h, dhe në rrugën e Tegut deri në 164 km/h .

Gjithashtu po gjatë  verifikimit rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe një shkelje të dytë, konkretisht 88 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 54 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërkohë si rezultat i kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë vendosur 1110 masa administrative për shkelje që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nga monitorimi me radarë dhe alkooltestues janë pezulluar edhe 40 leje drejtimi për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura