Shpallet gjendja e Fatkeqësisë Natyrore

Mar 24, 2020 | 22:08
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë.

kryeministria_1

Vendimi është miratuar sot dhe publikuar në Fletoren Zyrtare duke hyrë menjëherë në fuqi dhe merret si masë për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga koronavirusi.

Aktualisht, gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ishte për tri qarqe, Tiranën, Durrësin dhe Lezhës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa tani ajo është shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Shpallja e fatkeqësisë natyrore parashikohen në nenin 174 të Kushtetutës ku thuhet:

Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit”.

Për pasojë, merren masat e jashtëzakonshme si më poshtë: vijon:

6.1. Institucionet publike:

a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;

c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;

dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;

e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;

g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;

gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

1

2

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura