Shoqata e Transportit kërcënon sërish: Asnjë urban po s’u rrit çmimi i biletës

Dec 28, 2015 | 13:49
SHPËRNDAJE

Shoqata e Transportit Publik ka kërcënuar sërish sot se asnjë mjet nuk do të vihet në lëvizje më datën 1 Janar nëse s’do ketë ndryshim të çmimit të biletës.

urbanet

Këtë deklaratë përfaqësuesit e shoqatës e bënë pas një takimi me nënkryetarin e Bashkisë Arbër Mazniku ku kanë diksutuar për kërkesat e tyre në lidhje me çmimin e biletës.

Disa ditë më parë, të tjerë përfaqësues patën një takim edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të njëjtin problem, por ky i fundit ka refuzuar në mënyrë kategorike që ta shtrojë si çështje për diskutim këtë gjë.

Shoqata e Transportit Publik kërkon që çmimi i biletës të bëhet 70 lekë të reja.

Arbër Mazniku tha sot se nuk do të ketë asnjë rritje çmimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura