Shokon Capital T, ja çfarë tha në koncertin e tij

Sep 21, 2019 | 10:57
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme, reperi i dashur për publikun shqiptar, Capital T, mbajti koncertin e shumëpritur “Time Capsule”.

Bëhet e ditur se në koncert, Capital T shfaqi edhe dokumentarin për jetën e tij dhe muzikën. Reperi ka treguar se ka nisur që të këndojë për herë të parë në kohën e luftës.

capital t 1

Ka qenë rreth 7-8 vjeç kur ai ka marrë për herë të parë mikrofonin në dorë. “Hera e parë që kam zënë mikrofonin me dorë ka qenë në kohën e luftës, viti ’99 këndonim si refugjatë. Ishim në një lokal dhe unë u afrova aty me një shoqen time për të kënduar, isha 7-8 vjeç”, u shpreh reperi.

Por ajo që ka shokuar fansat e tij, ka qenë deklarata që ka bërë rreth muzikës. “Edhe mund ta lë ose mund të mos e lë muzikën. Krejt pas koncertit kam për të thënë se çfarë kam për të bërë”, u shpreh Capital T duke i befasuar të gjithë.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se çfarë do të thotë reperi i dashur për publikun shqiptar, pas koncertit.

capital t capital t 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura