Shoferi i dehur “merr në qafë” pasagjerët, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, 4 të plagosur

May 22, 2022 | 16:00
SHPËRNDAJE

Katër pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, ku shoferi 21 vjec në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

makina del nga rruga

Për pasojë mbetën të plagosur 4 pasagjerët që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar tre në spitalin e Ersekës dhe 1 në atë të Korçës.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura