Shkrumbohet makina “Volkswagen”, pronarja nga Elbasani tha në polici…

Jun 24, 2018 | 10:20
SHPËRNDAJE

Digjet ne oret e para te mengjesit te sotem makina “Volkswagen”, prone e nje gruaje nga Elbasani. “Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht”- njofton policia.

Policia-e-Elbasanit-1-696x522

Sipasa policise nga deklarimet e pronares e cila nuk ka donjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 282 NE, në pronësi të shtetases M.A., banuese në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares e cila nuk ka donjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).

Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura