“Shkriu” Izraelin, rrëfehet Sadiku: Ju tregoj recetën fituese

Sep 6, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

Faza më delikate është lënë prapa dhe Armando Sadiku këto ditë ka filluar fazën e rikuperimit të tij të plotë. Fizioterapi me dy seanca në ditë dhe ushtrime në palestër. Kjo është “receta” që po zbaton stafi mjekësor i ekipit spanjoll, Levante, në këtë periudhë me futbollistin shqiptar, që siç e thotë edhe vetë, është në garë me kohën për t’u rikthyer sa më shpejt.

Në vigjilje të ndeshjes me Izraelin, ai flet për momentin e vështirë që po kalon, por natyrisht nuk mungon të japë edhe “recetën” e fitores. I shënoi dy herë Izraelit në Haifa në triumfin 0-3. “Porosia ime është të gjuajnë sa më shumë në portë, nuk ka ndonjë sekret”, thotë ndër të tjera bomberi elbasanas në një rrëfim për “Panorama Sport”.

izrael shqiperi sadiku1

Armando, si po ju ecën faza e rikuperimit pas operacionit të kryer?

Pjesa më kryesore, që ishte suksesi i operacionit, tashmë është lënë pas. Kjo ishte më kryesorja, sepse dëmtimi ishte serioz. Gjithsesi po mundohem ta harroj momentin e dëmtimit dhe jam në garë me kohën për t’u përmirësuar sa më shpejt

Izraelin e kemi përsëri kundërshtar në “Elbasan Arena” për ndeshjet në Ligën e Kombeve…

Një ndeshje jo e lehtë, por që duhet fituar për të treguar se pas zhgënjimeve në dy miqësoret e kaluara, skuadra ka forca të reagojë. Ekipi kundërshtar ka ndryshime në përbërje, por kjo nuk do thotë që të nënvlerësohet në asnjë drejtim.

Moisi Dalipi

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura