Shkrimtarja e famshme gjendet e varrosur në një pyll pranë shtëpisë, arrestohen bashkëshorti dhe djali

Dec 13, 2019 | 14:08
SHPËRNDAJE

Një shkrimtare e famshme britanike është gjetur e varrosur në një pyll afër shtëpisë së saj.

Trupi i Lindsay de Feliz u gjet pasi ishte shpallur e zhdukur.

Nën hetim për vrasjen janë vënë disa njerëz, përfshirë bashkëshortin e saj, Danilon dhe djalin e burrit, Dani Alberto Feliz Martinez, të cilët janë arrestuar.

Sipas raportimeve paraprake rezulton se 60-vjeçarja ishte mbytur. Trupi saj u gjet i varrosur në pyllin afër shtëpisë në Moncion.

Zbulimi u bë pas një kontrolli masiv ku morën pjesë miq të shkrimtares, policë dhe punonjës të mbrojtjes civile.

Lindsay de Feliz shkroi dy libra dhe një prej tyre ‘What About Your Saucepans’ ishte një nga më të shiturit në Amazon.

Lindsay u pa për herë të fundit pasditen e së martës duke zbritur nga një autobus përballë shtëpisë së saj.

Policia arrestoi Danilon dhe djalin e tij Dani për ngjarjen pasi u verifikua se tërhoqën në bankë 283 dollarë pas zhdukjes së shkrimtares.

Ata i thanë policisë se i tërhoqën paratë për të ndihmuar në gjetjen e Lindsay.

Por policia beson se ata janë përgjegjës për zhdukjen dhe vrasjen e saj.

Trupi i gruas u gjet i varrosur shumë cekët në tokë, në një zonë të pyllëzuar, të mbështjellë me qese plastike të zezë dhe një fletë të verdhë.

Ndërsa koka e saj ishte në një qese tjetër të zezë me një ngjitës rreth qafës. Qeset e zeza u gjeten edhe në shtëpinë e gruas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura