Shkrimtarja befason me deklaratën: U martova 20 vjeç se doja të ikja nga Blloku, ishim të kontrolluar

Nov 30, 2017 | 10:57
SHPËRNDAJE

E ftuar në emisonin “Opinion”  shkrimtarja Vera Bekteshi është shprehur se jeta në ish Bllok në kohën e komunizmit ka qenë e vëzhguar maksimalisht nga ana e autoriteteve diktatoriale. Ajo ka treguar se një nga arsyet pse është martuar qe në moshën 20 vjeçare ka qenë pikërisht kjo: “Unë kam lindur në Bllok dhe jam rritur atje. Në Bllok jetohej mirë padyshim. Një nga arsyet që unë jam martuar që 20 vjeçe ka qenë jeta në Bllok, ishte ‘Big Brother’, e kontrolluar”, është shprehur Bekteshi.

Më tej Bekteshi ka rrëfyer se në Bllok kishte një disidencë luksoze. Ajo tha se pjesë e kësaj ishin një grup fëmijësh ku bënte pjesë edhe ajo: “Djali i kryeministrit Vladimir Shehu, Spartak Ngjela, Agim Myftiu dhe unë e vetmja femër”. /Opinion.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura