Shkrihet shërbimi i Urgjencës, Beqaj i përgjigjet PD: Po shpif, por unë s’ndalem

Feb 3, 2016 | 14:07
SHPËRNDAJE

Akuzat janë shpifje dhe unë nuk tërhiqem nga reformimi i reformimit të sistemit shëndetësor.

Kjo ka qenë përgjigjja që ka dhënë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj për deklaratat e PD-së dhe peticionit të mjekëve në lidhje me vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave për shkrirjen e shërbimit të Urgjencës dhe shtrirjes së saj në 3 qendrat spitalore unversitare që ekzistojnë në kryeqytet.

beqaj

Në një konferencë për mediat Beqaj ka shpjeguar edhe mënyrën se si do operojë Urgjenca në këtë formë të re dhe ka thënë se nuk do shkurtohet asnjë personel nga puna me lëvizjëet e fundit.

“për qytetarët e Tiranës nuk do ndryshojë asgjë, por po t’i bien të njëjtit numër, ne të përgjigjemi më shpejt, brenda marsit, nga flota jonë të paktën dy të tretat e ambualancave do jenë në cdo moment në shërbim të qytetarëve. Personeli shëndetësor s’do ndryshojë asgjë madje nga një sistem parësor do jenë pjesë e spitaleve madje spitaleve universitare, aty do rrisin edhe cilësinë e tyre universitare,

Do rrisim volumin e shërbimit dhe cilësinë e shërbimit. PD po shpif është puna e tyre, unë nuk tërhiqem se ky është drejtimi i duhur për të arritur rezultatet që shqiptarët presin nga shërbimi shëndetësor”,- tha Beqaj.


Beqaj per Urgjencen by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura