Shkon në 42 numri i viktimave në Greqi, ja qytetet që nuk kanë konfimuar ende asnjë të infektuar me COVID-19

Mar 30, 2020 | 13:51
SHPËRNDAJE

Një tjetër 65-vjeçar nga Xanthi me një sëmundje të mëparshme dhe një burrë 56-vjeçar nga Kastoria humbën jetën këtë mëngjes në Greqi, duke e çuar numrin e viktimave në 42.
greqi

Nga viktimat, 33 janë burra dhe 9 janë gra, me moshe mesatare 71-vjec. Ndërkohë, 92% prej tyre vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

70 persona janë shtruar në Njësitë e Kujdesit Intensiv, nga të cilat 77% kanë sëmundje shoqëruese.

Qarqet pa ndonjë rast të konfirmuar sipas mediave greke zyrtarisht janë:

– Drama

– Halkidiki

– Grevena

– Thesprotia

– Korfuz

– Karditsa

– Evritania

– Etoloakarnania

– Fokis

– Korint

– Chios

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura