Shkolla “Ardian Klosi”, moderatori: Si mund t’i vësh një shkolle fëmijësh emrin e dikujt që ka vrarë veten?

Sep 20, 2017 | 14:26
SHPËRNDAJE

Pas vendosjes së emrit të “Ardian Klosit”, një shkolle 9-vjeçare në kryeqytet, ka reaguar ashpër moderatori Edi Oga, i njohur për postimet e tij thumbuese në rrjetin social Facebook.

klosi

Mengjesin e sotem, ai ka shkruar se pavaresisht personalitetit dhe asaj qe Klosi perfaqeson ne kulturen shqiptare, vendosja e emrit te tij eshte krejt e pavend per nje shkolle femijesh, duke pasur parasysh menyren se si ai i dha fund jetes.

Komenti pati lume reagimesh, pas te cilave, Oga u deklaruar publikisht me nje shenim te gjate sqarues, se pse emri i nje personi qe ka vrare veten nuk shkon t’i vendoset nje shkolle femijesh.

Sqarimi i Edi Ogës

Me dëshirën e mirë për të mos humbur (pa arsye) reputacion dhe miq të vlefshëm, nga ndonjë keqkuptim i gjeneruar në kokën e dikujt nga leximi me “çelësin e tij personal” të statusit tim mbi emërvënien e një shkolle, po përpiqem që atë që kam thënë në tre rreshta, ta shtjelloj në tridhjetë rreshta.
Perceptimi aktual i veprimtarisë publike të zotit Ardian Klosi, i mundëson atij përjetësimin në institucione apo vepra publike, duke u bazuar në ligjshmërinë dhe sistemin tonë të vlerave dhe vlerësimeve. Personalisht kam stimë të veçantë për të si njeri i letrave, dhe nuk do të shtroja kurrë për diskutim dakordësinë time, nëse emrin e tij do ta mbante një rrugë, një bibliotekë, një institut kërkimesh filologjike, një klinikë neuropsikiatrike. Në një shkollë ku shkojnë fëmijët nga 6 deri 15 vjeç, nuk më shkon.
Unë nuk jam studiues i semiotikës apo semantikës dhe nuk dua të diskutoj teknikisht për çeshtje ku nuk jam ekspert, por e shoh thjesht dhe praktikisht; një fëmijë i nivelit elementar të shkollimit, nuk është në gjendje të “metabolizojë” shpjegimin jo kompetent të mësuesve për depresionin dhe vetëvrasjen. Le t’ua shtyjmë për pak më vonë ndalesën në stacionet e të kuptuarit të këtyre dy fenomeneve. Le t’i vendosim emrin Ardian Klosi një shkolle të mesme a një universiteti.
Unë nuk e di si keni qenë ju apo si janë fëmijët tuaj të asaj moshe, por fëmijët që unë njoh janë kuriozë dhe të ndjeshëm. Përse të shkaktojmë traumë qoftë edhe tek një fëmijë i vetëm, i cili i pamjaftuar nga shpjegimi gjysmak dhe aftësia e tij për të kuptuar gjëra “të rënda” në moshë të njomë, zgjohet trembshëm në mesnatë?!
Kam një ndjesi sikur vetë Klosi i kohëve të kthjellëta dhe pa vuajtje, do ta refuzonte një “nder” të tillë, nëse do të kish paramenduar se do të largohej nga kjo Botë me atë gjest ekstrem.

status

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura