“Shkodra, familja-shtëpia-historia ime″, Bushati merr pjesë në ekspozitën e rrallë të qytetit

Apr 2, 2018 | 16:18
SHPËRNDAJE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në ekspozitën “SHKODRA, familja-shtëpia-historia ime″. Ekspozita e cila ishte ndërtuar me foto te vjetra të shtepive Shkodrane para viteve ‘90, të cilat përtej të qënit godinë, shpalosin historinë. Aktiviteti u zhvillua në Shtëpinë e Ismet Halilit, Monument Kulture Kategoria I dhe u shpalosen 50 foto të Shkodres dhe Prizrenit.

67dccdb6-907c-4850-a322-9ccd36e8a689

Ministri Bushati vlerësoi këtë nismë në promovimin e vlerave dhe theksoi se është detyra e politikanëve për të mbështetur iniciativa të tilla. Ministri Bushati bëri me dije se “sivjet është viti evropian i trashëgimisë dhe kjo që po shohim ne këtu ështe vetëm nje pjesë e trashëgimisë kulturore dhe kontributit që ka Shkodra jo thjeshtë në historinë e shqiperisë po të kombit shqiptar”. Për Ministrin Bushati dhe përzgjedhja e Shkodrës dhe Prizrenit ka simbolikën e vet, jo vetëm nga pikpamja arkitekturore por dhe për simbolikën e Bashkimit Kombëtar.

bd5425ec-7ca2-4b23-a065-5940fc592588 67dccdb6-907c-4850-a322-9ccd36e8a689 ce01073b-de49-48ab-b67f-c74c3d3115a6 217a8e15-8c35-44cb-b95e-f5ea5e92d642 c8fb9449-ec70-48d1-acdd-5c7e26580231

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura