SHKODER/ Kapet bullgari, kërkohej në Gjermani

Apr 30, 2013 | 12:01
SHPËRNDAJE

SHKODER- Policia kufitare në pikën e Hanit të Hotit arrestoi dje një shtetas bullgar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti gjerman për një sërë veprash penale. 39-vjeçari Boris Rusev është ndaluar teksa ka paraqitur pasaportën e tij në këtë pikë kufitare. Gjatë verifikimit në sistemin TIMS, rezultoi se ai ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime nga Policia bënë të ditur se i riu bullgar kërkohej nga autoritetet gjermane për veprat penale të organizimit dhe drejtimit të bandave me objekt “falsifikimin dhe klonimin e kartave bankare”, “vandalizmit”, “dëme të pronës”, “plaçkitje”, “huliganizëm”, “mashtrim financiar”, si dhe vepra të tjera. Arrestimi i tij është bërë dje rreth orës 11:00 dhe pritet të kryhen procedurat për ekstradimin.                     r.d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura