Shkëmbimet arsimore e rinore, ambasadorja kineze te “Luarasi”

Nov 3, 2018 | 8:27
SHPËRNDAJE

Vizita e delegacionit të lartë të arsimit kinez në universitetin “Luarasi” javën e kaluar, ka pasuar një tjetër takim me rëndësi, me përfaqësues të lartë nga po ky shtet. Ambasadorja kineze në Shqipëri, Jiang Yu, ishte dje te “Luarasi” për të diskutuar marrëveshjet e mundshme të bashkëpunimit në fushën arsimore. Përfaqësuesja e Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë u shpreh besimplotë se kjo marrëdhënie me universitetin do të ketë dobi jo vetëm për studentë e pedagogë të të dy vendeve, por do ta çojë më tej lidhjen Shqipëri-Kinë.

kinezet-te-luarasi-1-770x433

“Shpresoj që shkëmbimi arsimor mund të përforcohet. Vitet e fundit, mësimi i shqipes në Kinë dhe mësimi i kinezishtes në Shqipëri po zhvillohen shumë shpejt. Uroj që të dyja palët mund të zhvillojnë më shumë shkëmbime arsimore dhe rinore, të pasurojnë bashkëpunimet në fushat e ndryshme, për të çuar më përpara bashkëpunimin midis dy vendeve tona dhe për të pasuruar marrëdhënien dypalëshe”, tha ambasadorja Jiang Yu, duke vlerësuar “Hysenbelliu Group” për kontributin e tij në rritjen e një universiteti cilësor. “Ambasada e Republikës Popullore e Kinës dhe ‘Hysenbelliu Group’ janë miq dhe unë jam e nderuar të vizitoj universitetin ‘Luarasi’.

a,basadorja-kineze

Në epokën e re, marrëdhëniet kineze-shqiptare po zhvillohen në mënyrë të gjithanshme dhe shpejtë, me një perspektivë premtuese. Miqësia tradicionale kineze-shqiptare duhet të trashëgohet nga brezi i ri dhe brezat e rinj duhet të njohin më thellë njëri-tjetrin”. Rektori i universitetit, prof. dr Ethem Ruka, u shpreh shumë i nderuar nga prania e Jiang Ju në ambientet e “Luarasit”, me bindjen se kjo marrëdhënie e saponisur nuk do të ngelet në kuadrin ceremonial, por do të thellohet me bashkëpunime konkrete.

kinezet-te-luarasi

TAKIMI

Që në takimin e parë me universitetin, ambasadorja vuri në pah atë çka e identifikon si pikë të fortë midis institucioneve të tjera arsimore, mësimin përmes praktikës. “Gjatë vizitës në universitetin ‘Luarasi’, ne po shikojmë profesionalizmin tuaj dhe ju jeni me të vërtetë shumë profesionistë. Deri më tani kam parë që mësimdhënia në universitetin tuaj bazohet në gërshetimin e teorisë me praktikën dhe ju përdorni shumë eksperienca praktike. Kjo është diçka shumë e mirë sepse studimi në shkollë lidhet me punësimin në të ardhmen”. Sakaq, rektori Ruka vuri në dukje se “Luarasin” e presin shumë shpejt bashkëpunime të frytshme. “Ishte një takim mjaft i mirë në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar midis universitetit ‘Luarasi’ dhe institucioneve arsimore të tjera. Zonja ambasadore e Republikës së Kinës pati rastin të komunikonte edhe me studentë të Fakultetit të Drejtësisë, si edhe me pedagogët. Shpresoj që shumë shpejt ne të arrijmë në marrëveshje bashkëpunimi. Zonja ambasadore shprehu gatishmërinë për të nxitur më tej këtë marrëdhënie”. Përmes një networku të tillë, por jo vetëm, “Luarasi” dëshmon të jetë ndër institucionet lider në arsimin e lartë, duke afruar studentët me praktikat e eksperiencat më të mira botërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura