“Shkëlzen Berisha ka kohë që më dërgon mesazhe kërcënuese”

May 31, 2016 | 8:35
SHPËRNDAJE

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka deklaruar në një status në “Facebook” se i biri i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha e kërcënon prej kohësh.

Izet HaxhiaHaxhia shkruan se kohët e fundit janë shtuar mesazhet kërcënuese ndaj tij dhe përgjegjës për këtë bën Shkëlzen Berishën dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Sipas tij, gjithçka është e lidhur me çështjen “Hajdari”, që sipas Haxhisë, Berisha kërkon ta mbulojë. Ai thotë gjithashtu se Berisha me SHISH-in e Gazidedez, përgatiste dosje për shantazhe.

STATUSI

Ka shume kohe, por sidomos kohet e fundit qe jane shtuar mesazhet qe me vijne nga anonime te fb, te mbushura me sharje, ofendime e kercenime. Duket qarte qe jane te dirigjuara e drejtuara nga nje dore e vetme, që eshte ajo e Zenit te Salehut apo zen qoses.

Ne betejen time per te verteten une kam qene i hapur me fakte e deshmi te perjetuara nga ana ime dhe vetem me te verteta.

Por ketyre minjeve te haleve te kanaleve te udb qe bashkohen me kanalet e pista te shqupit, nuk u ka interesuar kurre e verteta, por ne luften e tyre te piset jane mbeshtetur vetem tek dezinformimi, shpifja dhe mashtrimi.

Kane pothuajse 17 vjet qe kane hedhur ne qarkullim per militantet e tyre lloj lloj shpifjesh e akuzash, që nga ajo e nxjerrjes ne prite te Hajdarit e deri tek ato te sotmet qe qenkam ne sherbim te Rames e qenkam blere e marre para nga ai dhe mediat e tij.

Apo shpifje te modelit alla udb qe une qenkam spiun i saj apo edhe i sigurimit famkeq te shtetit. Gjithe keto shpifje e akuza kane per qellim qe te sfumojne te vertetat qe kam thene ne lidhje me antishqiptarin me te madh dhe liderin e tyre, dhendrrin e serbise,tek pjesa e atyre militanteve te pd, që akoma i besojne te keqes me te madhe jo vetem te Shqiprise, por edhe te pd, që eshte Dhendrri i serbise. Gjithe ato gjera qe kam bere ne jeten time, te keqia apo te mira, une nuk kam vuajtur apo vuaj nga kompleksi i fshehjes apo heshtjes ndaj tyre.

Ai qe vuan nga kompleksi i se kaluares eshte pikrisht lideri i tyre. E kaluara e tij e erret dhe plot mashtrime e lidhje te fshehta e dyshimta, eshte makthi i tij i perditshem, që e ben ate edhe me mashtrues e armik me te verteten dhe me ata që e thone kete te vertet, apo me ata që ai nuk i ka ne dore apo ne dosjet e tij te shumta qe gjenden ne duart e tij, te dhuruara me bujari nga patronet e tij ne Beograd dhe shtojcat e tyre te sherbimit te tipit gazidede e ajazi.

Dosje te cilat Dhendrri i serbise i perdore si shantazh e presion ndaj atyre qe mund te ngrejn koke kunder tij. Jeta dhe veprimtaria ime jane te hapura dhe pa asnje te fshehte apo lidhje te dyshimte. Une as nuk kam patur nevoje te djeg regjistrat e gjendjes civile ne vendlindje, siç beri Dhendrri i serbise ne 97 ne tropoje, me ane te bashpuntorit te udb Bislim Demiraj, që me vone kreu edhe aktin e vrasjes se dy heronjeve te Uck, Ilir Konushefcin e Hazır Malajn, dhe per keto sherbime Dhendrri i serbise kur erdhi ne pushtet, ia beri motren Shefkie Demiri gjykatese te besuar te tij te çeshjeve qe kriminalizonin ate dhe te birin. .Une ne betejen time ndaj kesaj mortaje te vendit tone nuk jam nisur e as frymezuar nga urrejtje personale apo ndjenja e hakmarrjes,por vetem nga e verteta. Hakmarrrja po vjen e do të vije nga ky popull qe do ta hedh dhendrrin e serbise dhe ata mjerane qe i mbajne ison ne koshin e plehrave e tradhetareve te ketij kombi. .

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura