Shkelma, grushte dhe në fund i marrin xhiron e ditës/ Si u sulmua shoferi i urbanit të kryeqytetit nga 6 të rinjtë: Më bllokuan rrugën dhe…

May 10, 2021 | 14:19
SHPËRNDAJE

Një shofer urbani në Athinë u sulmua nga 6 të rinj pak ditë më parë, pasi ata pretenduan se autobusi ishte vonuar për të mbërritur te stacioni. 

greqi

Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, ku shoferi i urbani është sulmuar nga disa të rinj përkatësisht të moshës 19 deri 22 vjeç me pretendimin se autobusi ishte vonuar dhe ishte i tejmbushur me pasagjerë. Sipas shoferit në një intervistë për median greke  “Protothema”, tha se rinjtë filluan ta shajnë, ta sulmojnë dhe më pas ta grabisin 57-vjeçarin.

“Unë u rraha, sepse autobusi ishte shumë i mbushur me njerëz. Kishte rreth 200 vetë dhe ishin vonë për ndalesë. Ata nxituan dhe filluan të më shajnë me fjalë banale dhe të më bërtasin. Papritmas zbritën dhe bllokuan urbanin. Pastaj hynë përsëri dhe u turrën drejt meje. Të rinjtë më goditën me shkelma dhe grushta në stomak dhe fyen familjen time. Pas konfliktit çanta ime, në të cilën ndodhej celulari im  dhe 400 euro më ishin vjedhur”- u shpreh shoferi.

57-vjeçar ka theksuar se nëse i sheh përsëri të rinjtë të cilët e sulmuan mund të identifikojë.

Si ndodhi ngjarja: Gjithçka filloi në 17:40 të pasdites së 8 majit, ku gjashtë të rinjtë që ishin duke hipur në autobusin 171, siç deklaruan dhe të dhunuarit, shoferi  mjetit 57-vjeç dhe faturinoja i tij që ishte 65 vjeç, agresorët të moshës midis moshës 19-21 vjeç dhe flisnin greqisht,

Ata hipën në stacionin e metrosë Elliniko në Athinë. Dy prej tyre dolën përpara duke bllokuar rrugën e autobusit,  në të njëjtën kohë kur katër të tjerët hynë brenda. Të katër të rinjtë filluan të shanin shoferin 57-vjeçar, duke i thënë se autobusi ishte i mbushur me njerëz dhe se ai ishte vonuar shumë.

Më pas ata u sulën dhe e rrahu furishëm me grushte dhe shkelma. Kolegu i tij 65-vjeçar (faturinoja) që ishte në pjesën e pasme të autobusit, teksa sheh konfliktin e të rinjve me shoferin u përpoq ta shpëtonte këtë të fundit nga kthetrat e të rinjve të tërbuar, por pa rezultat.

Autorët pasi e rrahën edhe atë, më pas i rrëmbyen çantën 57-vjeçarit që përmbante identitetin e tij, celularin dhe 400 euro dhe u zhdukën.

57-vjeçari u transportua me ambulancën e EKAB në spitalin Evangelismos.  Pas konflikti shoferi tha se në atë zonë ishte qëlluar një i ri me thikë nga disa të rinj, i cili kishte mbetur i plagosur. Ai u shpreh se nuk ishte i sigurt se të jenë të njëjtit persona që e sulmuan dhe se mund të kenë lidhje të dyja ngjarjet.

“Diçka e tmerrshme. Një fëmijë i vogël që ishte goditur me thikë në të njëjtën zonë në një ndalesë nga një grup të rinjsh. Unë nuk e di nëse të dy ngjarjet kanë lidhje dhe çfarë po ndodh. Kam një dëmtim të tendinit të krahut dhe barkut. Për fat të mirë unë i vendos duart dhe mbroj kokën ” – tha shoferi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura