Shkarkoi Gatuzon pas barazimit me Veronën, presidenti i Napolit: Ne e kemi gjetur trajnerin e ri dhe…

May 25, 2021 | 20:08
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë pasi shkarkoi Xhenaro Gatuzon, presidenti i Napolt Aurelio De Laurentis ka folur për mediat teksa ka deklaruar se e ka gjetur trajnerin e ri të skuadrës dhe do ta zyrtarizojë brenda kësaj jave.

gatuzo

“Ne tashmë e kemi gjetur trajnerin e ri të Napolit dhe do ta zyrtarizojmë atë brenda javës. Me Jorge Mendes kemi biseduar për pasardhësit e mundshëm të Gatuzos, por nuk kemi filluar asnjë negociatë me askënd”, duke hedhur kështu poshtë zërat se tekniku i Portos, Konseisao do të marrë drejtimin e napoletanëve.

Megjithatë lamtumira midis Napolit dhe Gatuzos ishte veprim i paralajmëruar, pasi vetë Rino u zyrtarizua ditën e sotme në krye të Fiorentinës për dy sezonet e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura