Shkarkimi i Kajmakut, deputetja Hajdari: Masa të rrepta duhen marrë edhe për…

Nov 1, 2019 | 14:51
SHPËRNDAJE

rudina hajdari

KQZ shkarkoi sot kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun. Ky është rasti i dytë i një kryebashkiaku socialist që vërtetohet se ka fshehur të kaluarën, pas atij të Shkodrës Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen pa mundur as të hyjë në Bashkinë e Shkodrës.

Por nën akuzë është dhe kryebashkiaku tjetër socialist i Vaut të Dejës, Mark Babani.

Pas lajmit për shkarkimin e Kajmakut, ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari e cila nëpërmjet një postimi në FB, thotë se ky rast i dytë “na tregon se sa i kalbur është sistemi ynë zgjedhor”.

“Patjetër që jo vetëm duhen marrë masa të rrepta si për individët, por dhe për partitë pasi duhet të mbajnë ata përgjegjësi, mbi të gjitha”, shkruan ajo.

REAGIMI I PLOTE I RUDINA HAJDARIT

Rasti i dytë brenda pak muajve nga Partia Socialiste që na tregon se sa i kalbur është sistemi ynë zgjedhor, ku njerëz me të kaluar kriminale vendosen nga kryetarët e partive si kandidatë për zgjedhje dhe cënojnë proceset integruese dhe demokracinë në vend.

Patjetër që jo vetëm duhen marrë masa të rrepta si për individët, por dhe për partitë pasi duhet të mbajnë ata përgjegjësi, mbi të gjitha.

E vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe futja e një mentaliteti më të shëndoshë. Nuk mundet që kryetarët e partisë të zgjedhin kë të duan dhe të kenë në dorën fatet e çdo njërit duke mbytur fjalën e lirë e demokracinë brenda partive të tyre, por dhe të tallen sa vjen e më shumë me fatin e vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura