Shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu? Flet ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi: Do e merrni vesh kur do t’i mbarojë kandili

Oct 5, 2021 | 13:53
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur sot nga deputetët e opozitës për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në disa media qarkullon lajmi se kryeministri Rama ka shkarkuar drejtorin e Policisë së Shtetit, por burime zyrtare nga qeveria nuk e konfirmojnë atë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi pyeti ministrin e Brendshëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nëse është shkarkuar apo jo Ardi Veliu.

Por ministri Çuçi as nuk e pohoi, por dhe as nuk e mohoi, duke dhënë një përgjigje evazive.

“Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili.”- tha Çuçi.

Pjesë nda diskutimet në mbledhje

Luan Baçi: Përfitoj nga rasti që jemi me Ministrin e Brendshëm ta pyes për një lajm që po qarkullon në media mbi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Megjithëse nga kryeministri varet ajo punë, mund t‘iu pyes a është i vërtetë lajmi apo jo?

Bledi Çuçi: Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura